LajmeRajon

Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, zhvillohet protestë para Gjykatës së Tiranës

21 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së të enjtes së shkuar para Kuvendit kanë dalë sot, në orën 09:30, para Gjykatës së Tiranës, ku zhvillohet seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit të tyre.

Grupi Koordinues dhe protestues janë mbledhur para gjykatës në mbështetje të të arrestuarve gjatë zhvillimit të seancës. Qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve.

Ndalimet shkaktuan tensione edhe në protestën e djeshme në Tiranë. Pas përfundimit të marshimit, një grup protestuesish u përplas me forcat e policisë pranë Komisariatit nr. 3 në rrugën “Mine Peza”.

Gjatë incidenteve u dëmtuan xhamat dhe dera hyrëse e komisariatit, ndërsa disa persona depërtuan në ambientet e pritjes.

Të arrestuarit përballen me akuza që përfshijnë shkatërrim prone, kundërshtim dhe goditje të punonjësve të policisë për shkak të detyrës, prishje të rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe pengim të qarkullimit rrugor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close