LajmeSport

Kupa e Botës: Vëllai 3-vjeçar i Lamine Yamal vjedh vëmendjen

Spanja ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës pas fitores 3:0 ndaj Austrisë në Los Angeles.

Golat për kampionët e botës nga viti 2010 u shënuan nga Mikel Oyarzabal dhe Pedro Porro, ndërsa Lamine Yamal ishte sërish një nga lojtarët më të rrezikshëm në fushë.

Megjithatë, vëmendjen e ndeshjes e mori vëllai i tij 3-vjeçar, Keyne, i cili u bë viral në rrjete sociale pasi u pa duke festuar me entuziazëm golin e tretë të Spanjës, duke bërtitur “Vamos!”.

Sipas mediave, reagimi i tij është shpërndarë me mijëra herë, ndërsa fansat e kanë cilësuar si një nga momentet më të sinqerta dhe më të bukura të ndeshjes.

Pas ndeshjes, Lamine Yamal ka pranuar se reagimi i vëllait të tij e ka prekur veçanërisht.

Related Articles

Back to top button
Close
Close