
Moderatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale me postimin e fundit.
Si rrallëherë, Alketa ka vendosur të publikojë disa fotografi ku shfaqet me bikini, duke marrë menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave rozë. E njohur për elegancën dhe paraqitjet gjithmonë të kuruara, moderatorja kësaj radhe u shfaq më relaksuar, teksa po shijon ditët e verës.
Me stilin e saj unik dhe format elegante trupore, Alketa arriti të marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët e komplimentuan për dukjen dhe energjinë që përcjell.
Fotografitë e saj me bikini janë ndër postimet më të komentuara të ditëve të fundit, duke dëshmuar edhe një herë se Alketa Vejsiu vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura dhe më të ndjekura të ekranit shqiptar./InfoKosova/




