
Dy projekte të reja muzikore me frymë historike dhe patriotike janë sjellë para publikut shqiptar. Bëhet fjalë për videoklipet “Lamtumirë Çamëri”, në interpretim të Selami Kolonjës dhe Guximtar Rushanit, si dhe “Toka e Zjarrit”, interpretuar nga Selami Kolonja.
Sipas autorëve, të dy realizimet janë konceptuar si një homazh artistik për historinë dhe identitetin kombëtar, me synimin për të ruajtur kujtesën historike dhe për të përcjellë vlerat kulturore përmes muzikës dhe videoklipeve.
“Lamtumirë Çamëri” trajton me ndjeshmëri një nga plagët historike të kombit shqiptar, duke sjellë përmes vargjeve dhe interpretimit një mesazh për kujtesën, dhimbjen dhe rrënjët kombëtare.
Ndërkaq, “Toka e Zjarrit” i kushtohet qëndresës, krenarisë dhe trashëgimisë historike, duke përcjellë emocione të forta përmes interpretimit artistik të Selami Kolonjës.
Autorët shprehen se këto projekte janë realizuar me përkushtim për të promovuar historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar, duke shpresuar që të gjejnë jehonë te publiku dhe të shërbejnë si një urë lidhëse mes artit dhe kujtesës kolektive.
Të dy videoklipet janë tashmë të publikuara në platformën YouTube dhe janë të disponueshme për publikun.



