
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar SHBA-në me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë.
Haradinaj ka shkruar se Kosova do të jetë gjithmonë me Amerikën, një shembull që ndiqet me krenari.
AI ka thënë se 4 korriku është edhe festë e Kosovës.
“Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Kosova do të jetë gjithmonë përkrah Amerikës, e cila është shembull që ne me krenari e ndjekim. Andaj 4 korriku është edhe festë e jona. Happy Independence Day!”, ka shkruar Haradinaj.



