LajmeMaqedoni

Ndërroi jetë profesori i Universitetit të Tetovës dhe Prishtinës, Esat Hoxha

Universiteti i Tetovës shpreh pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të profesor Esat Hoxhës dhe ua përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, studentëve dhe mbarë komunitetit akademik të Universitetit të Prishtinës.

Profesor Esat Hoxha do të kujtohet me respekt të veçantë për kontributin e tij të çmuar në arsimin e lartë dhe në shkencat shoqërore. Si pjesë e Katedrës së Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Tetovës, ai dha kontribut të rëndësishëm në formimin e shumë brezave të studentëve, në zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe në avancimin e shkencave biologjike.

Veprimtaria e tij profesionale u shtri edhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ku, në cilësinë e drejtorit të Institutit për Mbrojtjen e Natyrës dhe të Ambientit, punoi me përkushtim për ruajtjen dhe promovimin e vlerave natyrore e mjedisore.

Me ndarjen nga jeta më 30 qershor 2026, profesor Esat Hoxha la pas një trashëgimi të pasur shkencore, e cila do të mbetet frymëzim për kolegët, studentët dhe brezat që do të vijnë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i Tij!

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti
Rektor i Universitetit të Tetovës

Related Articles

Back to top button
Close
Close