BotaLajmeTopLajm

Lavrov lutet që Specialja të vendos kundër Thaçit: Paqja në Ballkan arrihet vetëm me dënimin e tij

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka bërë një deklaratë lidhur me Kosovën dhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një paraqitje publike, Lavrov ka pretenduar se paqja në Ballkan mund të arrihet vetëm nëse ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Paqja në Ballkan arrihet vetëm me dënimin e Hashim Thaçit, i udhëheqës i organizatës terroristë UCK”, është shprehur Lavrov.

Deklarata e shefit të diplomacisë ruse nuk është befasuese pasi dihet publikisht qëndrimi i vazhdueshëm i Moskës kundër Kosovës dhe ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare.

Madje dhe vetë Gjykata Speciale vazhdimisht është kritikuar se është e politizuar dhe se ndikimin direkt e ka nga Rusia dhe Serbia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close