LajmeMaqedoniTopLajm

Aleanca për Shqiptarët zgjodhi dinjitetin, jo pushtetin

Aleanca për Shqiptarët në bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE-në u gjend përpara dy rrugëve të qarta përpara dy opcioneve. Rruga e parë ishte të qëndronte në qeveri, të heshtë dhe të pajtohej me çdo vendim, duke duruar në heshtje nënshtrimin dhe nënçmimin, ashtu siç po ndodh sot me VLEN-in. Kjo nënkuptonte të sakrifikonim dinjitetin dhe zërin tonë politik për hir të pozitave, privilegjeve të komoditetit të pushtetit.

Rruga e dytë ishte më e vështirë, por më e ndershme, të largoheshim nga qeveria dhe, përmes këtij largimi, të sinjalizonim opinionin publik qytetarët votuesit tanë se diçka nuk shkonte mirë, se interesat e shqiptarëve nuk po respektoheshin siç duhej. Ne zgjodhëm këtë rrugë të dytë. Zgjodhëm të dalim nga kjo qeveri, sepse besojmë se heshtja përballë padrejtësisë është vetë një formë bashkëfajësie.

Kështu, ne zgjodhëm dinjitetin në vend të pozitës, zgjodhëm të mos durojmë nënçmimin dhe nënshtrimin, dhe zgjodhëm ta bëjmë këtë hapur, publikisht, si mesazh të qartë se përfaqësimi i shqiptarëve, integrimi në Bashkimin Evropian nuk mund të kushtëzohet me heshtje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close