
Marrëveshja për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë do të nënshkruhet të hënën, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski.
I ftuar në TV Sitel, Mickoski sonte iu referua rezultateve të Qeverisë në dy vitet e fundit, duke vënë në dukje se gjashtë autostrada po ndërtohen njëkohësisht.
Nëse doni të flasim për infrastrukturën, po ndërtohen gjashtë autostrada. Të hënën do ta nënshkruajmë kontratën për ndërtimin e autostradës Bllacë–Shkup, një projekt që qytetarët e kanë pritur prej dekadash dhe që iu besua një kompanie maqedonase. Shumë shpejt do të përfundojë edhe procedura për segmentin Bukojçan–Kërçovë. Në këtë kohë vitin e ardhshëm duhet ta përdorim autostradën Kërçovë–Ohër. Po ashtu, në këtë kohë vitin e ardhshëm pres që 10 kilometrat e parë të autostradës Prilep–Manastir të jenë të hapur për qarkullim në të dy drejtimet, ndërsa ndërtimi i autostradës Tetovë–Gostivar dhe Gostivar–Bukojçan do të jetë në kulmin e punimeve.Për herë të parë po ndodh që në të njëjtën kohë të kemi gjashtë segmente autostradash në ndërtim. Mund të numërojë edhe shumë projekte”, tha Mickoski.
Qeveria, vlerësoi ai, po punon me shumë përkushtim, paga mesatare është rritur për 8 mijë denarë, ndërsa pensioni mesatar për 7 mijë denarë.
“Gjatë këtyre dy viteve paga mesatare është rritur me 8.000 denarë. A është e mjaftueshme? Jo. Por, duke pasur parasysh nga ku nisëm, mendoj se është më shumë se e mjaftueshme. Pensionet i kemi rritur me 7.000 denarë. A është kjo e mjaftueshme? Jo. Por, nëse merret parasysh se pensioni mesatar ishte rreth 14.000–15.000 denarë para se kjo Qeveri të vinte në pushtet, ta rrisësh atë për 40 deri në 45 për qind brenda dy viteve është një tregues i rëndësishëm”, theksoi Mickoski.



