LajmeMaqedoni

Nëna e dehur sulmon fizikisht vajzën e saj të mitur

Një grua 40-vjeçare nga Kërçova është arrestuar pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj të mitur.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dje rreth orës 16:20, në rrugën “Ivan Trpeski” në Kërçovë, policia e privoi nga liria J.S. (40), pas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht vajzën e saj të mitur, ndërsa ishte nën ndikimin e alkoolit.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close