LajmeSport

Publikohen formacionet zyrtare të Spanjë – Austri

Spanja duhet të konfirmojë sot pretendimet që ka për të qenë një pretendente kryesore për Kupën e Botës teka fillon rrugëtimin në fazën me eliminim direkt përballë Austrisë.

Për ekipin e Luis De La Fuente, fitues në fuqi i Europianit, kjo është një provë e mirëiflltë e forcës pasi përballë nuk gjendet një ekip i lehtë, përkundrazi.

Nën drejtimin e Ralf Rangnik, Austria ka bërë hapa para duke u kthyer në një realitet të rëndësishëm në Europë, ndaj pritet një ndeshje e luftuar.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJA: Unai Simon; Pedro Porro, Kubarsi, Laport, Kukureja; Rodri, Pedri; Lamin Jamal, Dani Olmo, Baena; Ojarzabal.
Trajner: Luis De La Fuente

AUSTRIA: A. Shlager, Alaba, Danso, Grigoritsh, Posh, K. Shlager, Seivald, Sabitzer, Lainer, Shmid, Vaner.
Trajner: Ralf Rangnik

Related Articles

Back to top button
Close
Close