
Sikundër dhe në seancën e shkuar plenare mbajtur ditën e martë, edhe këtë të enjte një grup protestuesish ishin mbledhur përreth Kuvendit, për të protestuar përballë ligjvënësve.
E ndërsa ende nuk kishte nisur seanca plenare, disa prej protestuesve ishin ulur ne një lokal përballë Kuvendit, kur në një moment, nga brenda biznesit janë parë duke hedhur vezë në drejtim të Kuvendit.
Menjëherë ka ndërhyrë policia duke bërë shoqërimin e disa prej tyre. Kjo ka sjellë më pas tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.



