
Në një kohë që qytetarët protestojnë para Parlamentit, deputetja e PS Elisa Spiropali, ka deklaruar se fokusi i institucioneve duhet të jetë puna dhe ofrimi i zgjidhjeve për qytetarët.
Sipas saj e debatet politike nuk duhet të zhvendosin vëmendjen nga përgjegjësitë kryesore të Kuvendit.
Spiropali tha se deputetët dhe forcat politike duhet të përqendrohen te reflektimi i brendshëm dhe te adresimi i shqetësimeve të qytetarëve.
” Ne kemi punën tonë, të reflektojmë të dëgjojmë dhe të ofrojmë zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten. E rëndësishme është që kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet për të ofruar zgjidhje, për të parë më shumë nga vetja dhe secila forcë politike në atë Kuvend duhet të bëjë analizën e vetes”, tha Spiropali.



