LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti kujton 2 Korrikun, ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar 2 Korrikun ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. Në postimin e tij Ahmeti shkruan se “Kushtetuta e Kaçanikut ishte shprehje e qartë e vullnetit të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi, si dhe një dëshmi e mobilizimit të madh politik e kombëtar në kohë të vështira. Ajo mbetet simbol i guximit, unitetit dhe përkushtimit për çlirim” përcjellë Top24

Sot, më 2 korrik, përkujtojmë me nderim miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut, një nga aktet më të rëndësishme politike e kombëtare në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.
Kushtetuta e Kaçanikut ishte shprehje e qartë e vullnetit të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi, si dhe një dëshmi e mobilizimit të madh politik e kombëtar në kohë të vështira. Ajo mbetet simbol i guximit, unitetit dhe përkushtimit për çlirim.
Me respekt përkujtojmë të gjithë ata që kontribuan në këtë kapitull të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close