LajmeMaqedoni

Feti Abazi, në pesë vjetorin e Malit Sharr: Suksese të mëtutjeshme, në realizimin e misionit të Parkut Nacional

“Sot morëm pjesë në shënimin e 5-vjetorit të themelimit të Parkut Kombëtar Mali Sharr.

Me ftesë të Parkut Kombëtar Mali Sharr, pata kënaqësinë të jem pjesë e këtij aktiviteti të veçantë, i cili shënon pesë vite të përkushtimit për mbrojtjen dhe promovimin e një prej pasurive më të çmuara natyrore të vendit tonë.

Shpreh mirënjohjen time për Drejtorin, Evzal Elmazi, për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer, duke i uruar suksese të mëtejshme në realizimin e misionit të Parkut Kombëtar Mali Sharr.

Në kuadër të këtij aktiviteti zhvilluam edhe një ecje simbolike deri në Leshnicë, duke promovuar bukuritë natyrore të Malit Sharr dhe rëndësinë e ruajtjes së tyre për brezat që vijnë.

Urime për këtë përvjetor dhe suksese në rrugëtimin e mëtejshëm!”, ka mbaruar urimin, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close