
Më 30.06.2026, në orën 20:10, në rrugën “146” në Tetovë, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria personin F.A. (28) nga Tetova.
Më parë, në orën 19:25, vëllai i tij Sh.A. (35) ka denoncuar se rreth orës 16:30 në shtëpinë e tyre familjare, pas një fjalosjeje paraprake verbale mes nënës së tyre dhe bashkëshortes së denoncuesit, N.A., i denoncuari F.A. e ka sulmuar fizikisht nusen e vëllait (kunatën) duke e goditur me grushte dhe duke e tërhequr për flokë.
Kur denoncuesi është përpjekur t’i ndajë, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht edhe atë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj F.A. do të parashtrohet parashtresë përkatëse.



