LajmeMaqedoni

Komuna e Çairit shpall thirrje publike për mbështetje financiare për ashensorë në ndërtesa kolektive

Nga Komuna e Çairit njoftojnë se kanë shpallur thirrje publike për ndarjen e mbështetjes financiare për vendosjen e ashensorëve të rinj në ndërtesat kolektive të banimit në territorin e saj. Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë bashkësitë e pronarëve, përfaqësuesit e autorizuar të zgjedhur nga pronarët, si dhe forma të tjera juridike të organizimit, në përputhje me Ligjin për Banim. Komuna bën të ditur se thirrja publike, kushtet, dokumentacioni i nevojshëm dhe afatet për aplikim do të publikohen në ueb-faqen zyrtare dhe në tabelën e shpalljeve.

“Komuna e Çairit shpall Thirrje Publike për mbështetje financiare për vendosjen e ashensorëve të rinj në ndërtesa Komuna e Çairit vazhdon me investime që përmirësojnë drejtpërdrejt cilësinë e jetës së qytetarëve. Në këtë kuadër, Komuna shpall Thirrje Publike për ndarjen e mbështetjes financiare për vendosjen e ashensorëve të rinj në ndërtesat kolektive të banimit në territorin e saj. Të drejtë aplikimi kanë bashkësitë e pronarëve, përfaqësuesit e autorizuar të zgjedhur nga pronarët, si dhe format e tjera juridike të organizimit, në përputhje me Ligjin për Banim. Me këtë masë, Komuna e Çairit synon të përmirësojë qasjen dhe sigurinë në objektet kolektive të banimit, veçanërisht për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me fëmijë të vegjël, duke vazhduar zbatimin e politikave për krijimin e kushteve më cilësore të jetesës. Thirrja Publike, kushtet, dokumentacioni i nevojshëm dhe afatet për aplikim do të publikohen në ueb-faqen zyrtare dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës së Çairit. Komuna i fton të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kushtet të aplikojnë dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për mbështetje financiare. Kjo masë është edhe një dëshmi e përkushtimit të Komunës së Çairit për investime të vazhdueshme në infrastrukturën urbane dhe për krijimin e një mjedisi më të sigurt, më të qasshëm dhe me cilësi më të lartë jetese për të gjithë qytetarët. Përmes projekteve të tilla, Komuna vazhdon të investojë në zgjidhje që përmirësojnë drejtpërdrejt kushtet e jetesës dhe u përgjigjen nevojave reale të qytetarëve”, thonë nga Komuna e Çairit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close