LajmeMaqedoniTopLajm

Genc Selmani zgiidhet kryetar i degës së ASH në Kërçovë

Aleanca për Shqiptarët vazhdon konsolidimin e strukturave në të gjitha degët ku sonte edhe Kërçova zgjodhi organet drejtuese të degës.

Besimin e kuvendarëve për
drejtimin e Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kërçovë e mori Genc Selmani i cili u zgjodh me shumicën e votave të kuvendarëve të pranishëm në kuvend.

Gjatë punimeve të kuvendit u zgjodhën gjithashtu edhe organet tjera të degës si kryesia sekretariati si dhe delegatët që do ta përfaqësojnë Degën e Kërçovës në Kongresin e V të Aleancës për Shqiptarët.

Kuvendi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi, përgjegjësie dhe angazhimi të lartë politik, duke reflektuar unitetin dhe vendosmërinë e anëtarësisë për ta forcuar më tej organizimin e partisë në Kërçovë.

Kryetari i partisë Dr.Arben Taravari në fjalën e tij para të pranishmëve theksoi se Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në zgjerimin, konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave të saj organizative, duke ndërtuar një organizim të fortë dhe funksional në çdo degë të vendit.

Me vizion të qartë dhe përkushtim të pandërprerë, Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut, duke punuar me vendosmëri për mbrojtjen e interesit publik, forcimin e barazisë dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë e më dinjitoze për të gjithë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close