
KRRE njoftoi ndryshime në çmimet e karburanteve, me një ulje mesatare të përgjithshme prej 0,27%.
Sipas vendimit të ri, nafta (dizeli) do të kushtojë 0,50 denarë më pak për litër, ndërsa benzina shtrenjtohet me 0,50 denarë për litër. Në të njëjtën kohë, çmimi i mazutit ulet, kurse vaji ekstra i lehtë nuk pëson ndryshim.
Këto çmime të reja do të zbatohen nga 30 qershori 2026, në ora 00:01.
Duke filluar nga 30.6.2026, në ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë si vijon:
Benzinë motorike EUROSUPER BS – 95: 84,50 denarë/litër
Benzinë motorike EUROSUPER BS – 98: 86,50 denarë/litër
Karburant dizel EURODIESEL BS (D-E V): 80,00 denarë/litër
Vaj për ngrohje Ekstra i lehtë 1 (EL-1): 79,50 denarë/litër
Mazut M-1 NS: 41,495 denarë/kilogram



