LajmeMaqedoniTopLajm

MPB rrëzon alibinë VLEN-it se letërnjoftimet përcaktojnë përkatësinë kombëtare

Ministria e Punëve të Brendshme ka demantuar pretendimet e deputetëve të VLEN-it se letërnjoftimi përmban elemente, numra, dhe shkronja që përcaktojnë përkatësinë kombëtare.
Pas deklaratës së Ministrisë, ky argument humb bazën e tij, thonë ekspertët.

Megjithatë, VLEN-i vazhdon të mbrojë propozimin pa dhënë prova ose shpjegime ligjore, ndërsa propozuesi i ligjit nuk është shprehur publikisht.

Zëvendëskryeministri Bekim Sali, përgjegjës për procesin, gjatë katër ditëve të debatit ka përsëritur vetëm “Amendamenti nuk pranohet,” pa paraqitur arsyetime ose referenca ligjore.
Opozita dhe qytetarët kërkojnë sqarime të plota dhe
transparencë mbi arsyet e refuzimit, përndryshe procesi mbetet i paqartë dhe mund të ndikojë në përfaqësimin e qytetarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close