
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti ka shoqëruar në disa takime në Tiranë të rinjtë e akademisë politike të Bashkimit Demokratuk për Integrim. Gjatë kësaj vizite zhvilluam takime me z. Taulant Balla, z. Blendi Klosi, z. Ferit Hoxha dhe z. Ilir Kulla, ku u diskutua hapur për organizimin partiak, zhvillimet politike, sfidat dhe perspektivën evropiane të rajonit. Kënaqësi e veçantë të dëgjosh diskutime të guximshme, pyetje me substancë dhe ide të reja nga të rinjtë tanë. Pikërisht ky nivel i angazhimit dhe i mendimit kritik na jep besim se po ndërtojmë një brez të përgatitur për të marrë përgjegjësi dhe për të udhëhequr proceset politike e shoqërore, shkruan Top24
“Akademia Politike e BDI-së nuk është vetëm një program edukimi politik, por një investim afatgjatë në formimin e lidershipit të ri shqiptar. Besimi ynë te rinia është besim te e ardhmja, ndërsa detyra jonë është t’u krijojmë hapësira për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë bartës të ndryshimeve pozitive” shkruan Faton Ahmeti.



