LajmeMaqedoniTopLajm

Komuna e Bërvenicës shkon në zgjedhje të parakohshme pas vdekjes së Jovica Ilievskit, kur pritet të mbahen?

Ka ndërruar jetë kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica lievski, raporton Portalb.mk. Pas kësaj, pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme për kryetarin e kësaj komune, kur pritet të mbahen?

Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura ende.

Në rrjete sociale kanë filluar të shpërndahen telegrame ngushëllimi.

Lidhur me vdekjen e tij kryeministri Hristijan Mickoski, ka thënë se Ilievski “e kuptonte funksionin si obligim ndaj qytetarëve, ndërsa besimin që mori e arsyetonte me punë, me prani dhe me rezultate. Ishte gjithmonë mes njerëzve. I dëgjonte, i ndihmonte dhe luftonte për nevojat e tyre”.

Jovica Ilievski ishte kryetar i Komunës së Bërvenicës që nga viti 2021, ai e fitoi mandatin e dytë në krye të kësaj komune në zgjedhjet e fundit lokale në 2025.

Kur do të mbahen zgjedhjet e reja?

Sipas Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale, Neni 54 përcakton se në rast të vdekjes së kryetarit të komunës, Këshilli Komunal duhet ta zgjedh një anëtar nga Këshilli Komunal që të zëvendësojë kryetarin e Komunës.  

Anëtari i këshillit që do e zëvendësojë kryetarin e komunës, në afat prej 15 ditëve është i obliguar që ta njoftojë Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. 

Më pas, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në afat prej 15 ditësh që nga pranimi i njoftimit, e njofton Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e cila në afat prej një muaj nga dita e pranimit të njoftimit, inicion procedurë për shpalljen e zgjedhjeve të reja për kryetar komune. 

Këshilli, në afat prej 30 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit të qeverisë, do të zgjedh një nga anëtarët e këshillit i cili do ta kryejë detyrën e kryetarit të komunës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, në mënyrë siç zgjidhet kryetari i këshillit. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close