LajmeSport

Nga fushat e Rosarios në majën e botës, futbolli feston ditëlindjen e “gjeniut” Leo Messi. A do të jetë Botërori i dytë dhurata e tij për 39-vjetor?

Lionel Messi, një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e sportit, feston sot 39-vjetorin e lindjes.

Gjatë karrierës së tij, Lionel Messi ka arritur shifra të jashtëzakonshme: 916 gola dhe 416 asiste, duke kontribuar në total me 1,332 përfshirje direkte në gola në 1,158 ndeshje. Këto statistika e vendosin atë mes lojtarëve më produktivë dhe më të qëndrueshëm të të gjitha kohërave.

Argjentinasi ka fituar trofe në çdo nivel të mundshëm, përfshirë Kupën e Botës, Champions League dhe 8 Topa të Artë, duke kompletuar një koleksion që pak futbollistë në histori mund ta afrojnë.

Edhe në moshën 39-vjeçare, Messi vazhdon të jetë vendimtar në fushë, duke shënuar dhe krijuar raste me të njëjtën lehtësi që e ka karakterizuar gjatë gjithë karrierës së tij, teksa tani, synimi i tij i radhës është Kupa e dytë e Botës me Argjentinën.

Në këtë ditë të veçantë, bota e futbollit i uron një tjetër vit suksesi dhe vazhdimësie në një karrierë që tashmë është pjesë e historisë së sportit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close