
Në fshatin Ularcë të Koçanit po ndodh një ngjarje sa tragjike aq edhe komike, e cila ka lënë pa fjalë opinionin sportiv. Një klub i ri futbolli, që pritet të debutojë në këtë sezon, ka mbetur “në qiell të hapur” pasi ka zbuluar se fusha ku luanin futboll prej 80 vitesh tashmë është shndërruar në një arë të mbjellë me grurë.



