LajmeMaqedoniTopLajm

Daut Memishi nga VLEN: Ejup Rustemi hapi rrugë një kompanie serbe për gardhet dhe shtyu një kompani europiane!

Kryetari i komunës së Tearcës, Daut Memishi përmes një press konference për media ka akuzuar sot sërish ish dejtorin e rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi se për interesa biznesore shtyu një kompani europiane për ti hapur rrugë një kompanie serbe për gardhet mbrojtëse, shkruan Top24

Memishi pyeti Rustemin, nëse ka ushtruar preison ndaj kompanisë europiane për ti hapur rrugë kompanisë serbe dhe a janë orientuar kompanitë ku ti blejnë gardhet.

Të nderuar përfaqësues të mediave,
U bënë katër ditë nga dalja në shesh e pretendimeve lidhur me biznesin e gardheve mbrojtëse, ndërsa opinioni nuk mori përgjigje të saktë për atë që vërtet ka peshë. Me vite BDI na shiti përralla për Evropën. Tani dëgjojmë se një kompani evropiane është shtyrë anash, ndërsa rruga i është hapur një kompanie nga Serbia.
Kjo nuk është punë e vogël. Nuk po flasim vetëm për kompani e kontrata. Po flasim për biznes milionësh, paratë e qytetarëve, interesa nga jashtë dhe gardhe mbrojtëse që duhet të ruajnë jetë njerëzish. Në përgjigjen e tij, Ejup Rustemi mundohet ta zhvendosë debatin te ajo nëse Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka shpallur apo jo tender. Por këtu nuk është thelbi.
Thelbi është krejt tjetër.
A ka ushtruar presion ndaj kompanisë evropiane?
A është hapur rruga për kompani serbe?
A janë orientuar kompanitë prej ku t’i blejnë gardhet?
Këtyre pyetjeve Rustemi nuk u jep përgjigje. Nëse të gjitha informacionet e publikuara janë të pavërteta, pse Rustemi nuk reagoi në momentin kur u publikua artikulli, por reagoi vetëm pasi VLEN kërkoi veprime nga Prokuroria e Islam Abazit?
Andaj ne sërish pyesim. Kush kishte interes që kompania evropiane të shtyhej anash? Kush kishte interes që hapësira t’i lihej kompanisë nga Serbia?
Për këto pyetje BDI hesht tash e katër ditë, edhe pse gojën e ka plot Evropë.Kur duhet të mbajnë fjalime, janë partia më evropiane. Kur dalin në pah biznese milionëshe e kompani serbe, struken.
Por ne nuk do të lejojmë që kjo çështje të mbyllet me heshtje. Kërkojmë nga Prokuroria për krimit të organizuar t’i verifikojë të gjitha pretendimet e publikuara në opinion.
Qytetarët kanë të drejtë të dinë nëse interesi publik është sakrifikuar për interesa bizneso partiake.
Qytetarët meritojnë të vërtetën.
Ju faleminderit

Related Articles

Back to top button
Close
Close