
Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) në Maqedoninë e Veriut pritet të vendosë sot për çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas përllogaritjeve të kryeministrit Hristijan Mickoski, pritet që dizeli të poftohet (lirohet) për 7 denarë, ndërsa benzina për 4 denarë për litër.
Kryeministri Mickoski deklaroi paraprakisht se pret stabilizim të tregut të derivateve të naftës pas paralajmërimeve për bisedime paqeje mes SHBA-së dhe Iranit.
“Ne bëmë kalkulimet tona, vlerat e dollarit janë rritur pak. Pres që të hënën, në bazë të këtyre kalkulimeve, benzina të ulet diku rreth katër denarë për litër, ndërsa dizeli diçka më shumë, rreth shtatë denarë për litër. Kështu që, le të presim të hënën që Komisioni Rregullator ta kumtojë këtë zyrtarisht,” – deklaroi Mickoski, i cili mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti të ri për fëmijë në komunën e Karposhit.



