
Protesta e 22-të e mbajtur para Kryeministrisë është shoqëruar me momente tensioni mes pjesëmarrësve.
Gjatë fjalës së një protestuese në skenë, situata është tensionuar kur asaj i është ndërprerë mikrofoni pikërisht në momentin që u bëri thirrje punonjësve të administratës që t’i bashkoheshin protestës.
Pas kësaj deklarate, mikrofoni i është hequr menjëherë, duke krijuar një situatë të sikletshme gjatë tubimit.



