BotaLajme

Izraeli nuk tërheq forcat nga Libani/ Irani i gatshëm të pezullojë negociatat me SHBA-në, çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme?

Irani është i gatshëm të pezullojë negociatat me Shtetet e Bashkuara nëse Izraeli nuk tërheq forcat e tij nga Libani jugor, raportoi agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim.

Sipas këtij raportimi, Teherani e konsideron zbatimin e nenit të parë të marrëveshjes së përkohshme të negociuar me Uashingtonin si një kusht thelbësor për vazhdimin e bisedimeve. Ky nen parashikon përfundimin e konflikteve në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, si dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Sipas Tasnim, pala iraniane ka bërë të qartë se nëse këto kushte nuk përmbushen, procesi i negociatave nuk do të mund të vazhdojë.

“Përfundimi i luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, si dhe garantimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit, janë kushte të domosdoshme për vijimin e negociatave”, thuhet në raportin e agjencisë iraniane.

Tasnim shtoi se pa zbatimin e këtyre kushteve, “negociatat janë thelbësisht të pakuptimta”, duke nënvizuar qëndrimin e Teheranit se përparimi diplomatik lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet në Liban.

Deklaratat vijnë në një kohë kur Izraeli ka bërë të ditur se nuk planifikon të tërheqë trupat nga Libani jugor në rrethanat aktuale, duke krijuar një pengesë të re në përpjekjet për një marrëveshje më të gjerë mes SHBA-së dhe Iranit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close