BotaLajme

Në Zvicër pritet të nisë raundi i ri i bisedimeve mes ShBA-së dhe Iranit

Bisedimet e drejtpërdrejta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të nisin në Zvicër, pavarësisht deklaratës së ushtrisë iraniane se ka mbyllur sërish Ngushticën e Hormuzit, si reagim ndaj sulmeve izraelite në jug të Libanit.

Ushtria amerikane e ka kundërshtuar këtë pretendim, duke thënë se “trafiku detar vazhdon normalisht”.

 Irani ka deklaruar se mbyllja e ngushticës është bërë si përgjigje ndaj sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Liban, të cilat sipas Teheranit shkelin marrëveshjen me ShBA-në për përfundimin e luftës.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka mbërritur në Zvicër në orët e para të së dielës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

 Raundi i ri i negociatave pritet të nisë më vonë gjatë ditës.

Delegacioni iranian, në përbërje të të cilit janë kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, ka arritur të shtunën vonë.

Në bisedime do të marrin pjesë edhe kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif dhe shefi i ushtrisë pakistaneze, Field Marshal Asim Munir.

Pakistani ka luajtur rol ndërmjetësues gjatë gjithë luftës dhe ka organizuar edhe një raund të mëparshëm negociatash mes ShBA-së dhe Iranit.

Ministria e Jashtme e Pakistanit ka deklaruar se vendi do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e marrëveshjeve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Vance ka thënë se shpreson të arrihet progres si në çështjen bërthamore, ashtu edhe në atë të armëpushimit në Liban.

Related Articles

Back to top button
Close
Close