
Dy super ndeshje pritet të zhvillohen sonte në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026.
Në Grupin F, Holanda do të përballet me Suedinë në një duel që pritet të jetë vendimtar për kreun e grupit
Holandezët e nisën kampanjën me një barazim 2:2 ndaj Japonisë, ndërsa Suedia tregoi forcën e saj duke mposhtur Tunizinë me rezultat bindës 5:1. Ndeshja nis në orën 19:00.
Tre orë më vonë, vëmendja do të zhvendoset te Grupi E, ku Gjermania rikthehet në aksion për t’u përballur me Bregun e Fildishtë.
Gjermanët vijnë pas fitores spektakolare 7:1 ndaj Curaçaos në ndeshjen e parë, ndërsa afrikanët siguruan tri pikë të rëndësishme falë triumfit minimal 1:0 ndaj Ekuadorit.
Të dyja sfidat pritet të ofrojnë spektakël dhe mund të përcaktojnë fatin e ekipeve në garën për kualifikim në fazën eliminatore.



