
LSDM vlerëson se raporti i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut paralajmëron qartë për rreziqet nga ndërhyrjet dhe ndikimet e huaja që, sipas partisë, mund të dëmtojnë rrugën evropiane të vendit. Sipas raportit, eurodeputetët shprehin shqetësim për përpjekjet e Rusisë për të ushtruar ndikim, praninë ekonomike dhe politike të Kinës, si dhe lidhjet në rritje me Serbinë dhe narrativat e të ashtuquajturës “botë serbe”.
Nga LSDM akuzojnë qeverinë e kryeministrit Hristijan Mickoski se po ndjek politika që përputhen me këto ndikime dhe se po dobëson kapacitetin e shtetit për t’u përballur me to. Partia thekson se mbetet e përkushtuar ndaj integrimit evropian, sundimit të ligjit dhe forcimit të rezistencës ndaj çdo forme të ndërhyrjes së huaj.



