
Moïse Bombito ka postuar në rrjetet sociale takimin me Kone në spital.
Komisari teknik i Kanadasë, Jesse Marsch bëri me dije se 24-vjeçari ishte në shoqërinë e nënës së tij, Suzanne, pasi po bëhëj gati për t’iu nënshtruar ndërhyrjes delikate.
Fraktura e dyfishtë në këmbën e tij të majtë nxorri në plan të dytë edhe fitoren e thellë që arriti Kanadaja përballë Katarit.
Ndërsa po sot ai është telefonuar edhe nga autori i faullit të rëndë, Assim Madibo, i cili i ka kërkuar ndjesë.



