
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk është në dijeni për thirrjen e Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë lidhur me përfshirjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit.
E pyetur nga mediat, ajo është përgjigjur shkurt se nuk e ka parë këtë reagim.
“Nuk e kam parë, nuk e kam parë”, tha shkurt Haxhiu.



