
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë të rëndësishme me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron, duke theksuar se koordinimi mes liderëve mund të çojë në zhvillime të rëndësishme për Ukrainën.
“Faleminderit Presidentit Trump për vëmendjen e tij ndaj Ukrainës dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes. Faleminderit Emmanuel Macron për organizimin e shkëlqyer të samitit dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të fortë”, shkroi Zelensky.
“Paqja është e nevojshme. Dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta afruar atë”, u shpreh ai.
Deklarata e Zelenskyt vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mbeten në qendër të vëmendjes së liderëve perëndimorë.



