LajmeRajon

Berisha në foltore, deputetët e tij e rrethojnë dhe përplasen me Peleshin, kreu i PD: Të vijë Rama këtu

Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij sot në Kuvend se kryeministri Edi Rama duhet të vijë në seancë të japë dorëheqjen ose të pranojë të bëjë debat me mocion.

E ndërsa Berisha vijoi me kërkesat për të rrëzuar Ramën, këtë herë me mocion votëbesimi.

Qëllimi pse e marr fjalën është se gjithçka lexuat ju aty, nga e para tek e fundit, është një sfidë, është një karshillëk, është përçmim për protestën e qindra mijëra shqiptarëve, të cilët kanë një axhendë ndër më të drejtën që ka pasur ndonjëherë, axhendë që u mbështet fuqimisht nga Parlamenti Evropian dje.

Ky parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç axhendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi. Ndaj dhe tërhiq rendin e ditës, t’i rikthehemi axhendës. Mendoj se ky është detyrimi absolut i këtij parlamenti, në mënyrë që të mos përfundojë edhe ky aty ku e meriton sa më shpejt”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close