LajmeMaqedoniTopLajm

Sali: BDI po i pengon reformat që i kërkon koha, shpresën e vetme e kanë tek Gjykata Kushtetuese

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali ka akuzuar partinë opozitare BDI se po bllokon reformat.

Ai thotë se BDI ka dështuar t’i bllokojë reformat me argumente politike, ndaj tanimë po e përdorin Gjykatën Kushtetuese.

“Pasi dështuan t’i bllokojnë proceset me argumente politike, BDI sot shpresën e vetme e ka te Gjykata Kushtetuese.

Nuk është rastësi. Për vite me radhë, BDI ishte partia dominuese në pushtet dhe ndikimi i saj është ende i dukshëm në shumë segmente të institucioneve. Prandaj, sa herë që humbin betejën politike para qytetarëve, kërkojnë shpëtim te strukturat që i konsiderojnë si trashëgimi të periudhës së tyre të qeverisjes. Në vend që të japin llogari për premtimet e parealizuara dhe për obligimet që i lanë peng për më shumë se dy dekada, ata vazhdojnë të pengojnë proceset dhe reformat që i kërkon koha”, shkruan Sali në reagimin e tij.

Ai shton se republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë për institucione të pavarura, profesionale dhe të çliruara nga logjika partiake.

Related Articles

Back to top button
Close
Close