
Portugalia e nis rrugëtimin e saj në Kampionatin Botëror 2026 përballë Republikës së Kongos, në një takim që fillon nga ora 19:00.
Tashmë janë bërë publike formacionet zyrtare të të dyja përfaqësueseve, ndërsa përzgjedhësi Roberto Martinez ka zgjedhur të paraqitet me skuadrën më të fortë të mundshme.
Vëmendja te portugezët është përqendruar te Cristiano Ronaldo, i cili po merr pjesë në Botërorin e tij të fundit. Në repartin ofensiv, ai do të ketë përkrahjen e Pedro Netos dhe Bernardo Silvës.
Sa i takon mbrojtjes, në mungesë të liderit Ruben Dias, i cili vazhdon të jetë i lënduar, Martinez ka vendosur t’ia besojë qendrën e defensivës dyshes Tomas Araujo dhe Renato Veiga.
Në anën tjetër, Republika e Kongos e nis këtë ndeshje me futbollistë si Aaron Wan-Bissaka, Axel Tuanzebe dhe Yoane Wissa.
Formacionet zyrtare:
Portugalia: Costa, Cancelo, Araujo, Veiga, Mendes, Fernandes, Neves, Vitinha, Silva, Ronaldo, Neto
Repbulika e Kongos: Mpasi Nzau, Masuaku, Kapuadi, Mbemba, Tuanzebe, Wan-Bissaka, Mukau, Moutoussamy, Kayembe, Bakambi, Wissa.



