
Dejona Mihaili e VV-së, ka reaguar përsëri pasi Sami Lushtaku përmes një postimi në Facebook, e pyeti se nga vjen ajo në Kosovë.
Ajo për Sami Lushtakun, ajo ka thënë se është “bosi i Përparim Ramës”.
Mihaili teksa “sh’fajësohet”, thotë se nuk e kishte për Lushtakun kur foli për krim të organizuar apo për rrënjët e krimit.
“Tani, mirë që u lajmërove se shumë e ke sikletin e madh dhe ti. Mos pahiri PDK po bën ndonjë dakordim e po lëviz nga bllokada ku ka ngecur. Aty ku e do ti. Të ngecur, nëpër marifetet e tua dhe atyre që të vinë rrotull. E do në PDK sa për vete, sa me t’i la ty gjynahet. Po dije që dhe ata një ditë kanë me u largu nga ty, se nuk ta kanë me borxh”, ka thënë ajo.
Mihaili flet edhe për babain e saj, që Lushtaku i tha se ka prejardhje greke.
“Sa për Aleksandrin, që ta dish, se për ta kuptuar nuk kupton dot: Nënkolonel Aleksandër Mihali ka lindur në Tiranë e do vdes po atje, ku i ka varret e babës, nënës e krejt familjes. Ti dhe soji yt që për 1 vit që ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet, nuk i afroheni as të këmbët Aleksandrit dhe shokëve të tij. Se ata po i afrohen të 80-tave dhe kurrë nuk ia kanë punuar pas shpine as Shqipërisë as shqiptarisë. E kundërta krejt jetën kanë punuar me nder. E ashtu do t’i mbyllin sytë të nderuar”, ka thënë Mihaili.
Ajo ka vazhduar me ofendime të rënda drejt Lushtakut.
“E ti? Çka me thënë njeriu për ty? Faqja e zezë. Ngado plaçk, haraç, dhunë, gangsterllëk, budallallëk, pisllëk. Veç ai vit i luftës, shyqyr zotit që e ke dhe atë. Por edhe për atë mbase me të pyet kur erdhe në luftë o zotëri? Në cilin muaj e vit?”, ka shkruar Mihaili. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:



