
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova vlerësoi se iniciativat për kufizimin e mundësisë së përdorimit të vetos në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian paraqesin një hap pozitiv përpara, por theksoi se është shumë herët për të dhënë vlerësime përfundimtare derisa të publikohen dokumentet zyrtare. Ajo beson se pengesat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian janë “joracionale” dhe bëri thirrje që fokusi të vendoset në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas shënimit të Ditës së Avokatisë në Odën e Avokatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Siljanovska – Davkova tha se e sheh si pozitive përpjekjen për relativizimin e të drejtës së vetos në procesin e zgjerimit.
“Për mua, ajo që është mirë është se për herë të parë vetoja po relativizohet ose ka një përpjekje për ta relativizuar atë. E kam thënë shumë herë se nuk më është plotësisht e qartë se vetoja është e drejtë e të gjithë anëtarëve të Bashkimit Evropian, por edhe hapi nga situata në të cilën ndodhemi – kur 26 vende mund të thonë se plani i veprimit është plotësisht në rregull, se ka standarde të larta, ka mbrojtje të lirive dhe të drejtave, përfshirë të drejtat e pakicave, dhe kjo është konfirmuar nga vendet – dhe tani njëra thotë “jo”, tha Siljanovska-Davkova.
Bashkimi Evropian, thotë, duhet të gjejë mekanizma që do të parandalojnë bllokimin e zgjerimit për, siç tha, arsye identiteti dhe historie, në vend për shkak të përmbushjes ose mospërmbushjes së kritereve evropiane.
Në lidhje me përparimin e vendeve kandidate, presidentja theksoi se Ballkani Perëndimor është dukshëm më përpara në proces nga disa kandidate të tjera.
“Kam ndjenja të thella dhe mirëkuptim për Ukrainën, gjithashtu edhe për Moldavinë, megjithatë nuk mundem, e të mos them se Ballkani Perëndimor është shumë më përpara nga ato. Skriningu e tregon këtë… Pengesa ndaj nesh është joracionale sipas meje”, tha Siljanovska – Davkova.
Duke folur për marrëdhëniet Maqedoni – Bullgari dhe deklaratat e ish anëtarit të Komisionit të Përbashkët Historik, Ognen Vangellov, ajo tha se vlerësimet e tij për rolin e protokolleve në proces janë të bazuara dhe dalin nga përvoja në punën e Komisionit.
“Mendoj se atë që e tha profesori Vangellov është e saktë. Jo vetëm përgjatë prizmit të analizës juridike të Marrëveshjes, por edhe përgjatë prizmit të përvojës së saj konkrete në punën e Komisionit”, thotë Siljanovska – Davkova.
Sipas saj, nevojiten garanci shtesë në proces, duke i pasur parasysh se çështjet në lidhje me protokollet rregullisht hapen në bisedimet dypalëshe.
Në lidhje me shpërthimin e një veture të ambasadës bullgare, presidentja e dënoi veprimin, por bëri thirrje që të mos sillen konkluzione të parakohshme para përfundimit të procedurës.
“Për mua, një sulm ndaj një automjeti është një akt vandalizmi, por them se nuk mund të gjykoj paraprakisht. Gjykata do të thotë se çfarë ka ndodhur. Nuk duhet të prishë marrëdhëniet, dhe pse? Sepse më duket se nuk ka pasur veprim dhe reagim më të shpejtë. Le të presim dhe të shohim se çfarë do të thotë gjykata”, theksoi Siljanovska-Davkova.
Duke folur për kritikat e LSDM-së opozitare në lidhje me qëndrimet e saj për ndryshimet kushtetuese, presidentja tha se nuk mbështet kërkesa të askujt, por i përfaqëson qëndrimet e saj dhe vlerëson se vendi nuk duhet të humb kohë në çështjet e identitetit.
“Nuk duhet të humbim kohë, nuk duhet të na e marrin kohën në probleme identiteti, por duhet të na lënë të përqendrohemi në kriteret e Kopenhagës”, nënvizoi Siljanovska – Davkova



