LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari thumbon: Kujt i dërgon porosi me“Shënime nga nëntoka” të Dostojevskit?

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka sjellur një përshkrim të “Shënime nga nëntoka” nga  Dostojevskit duke shënuar se ai në këtë libër nuk flet vetëm për një njeri të izoluar, ai zbulon mekanizmin e një mendjeje që jeton në hije, që e ushqen veten me pakënaqësi, hakmarrje dhe përplasje me çdo zë tjetër. Në këtë kuptim, “nëntoka” mund të shihet edhe si metaforë politike, vendi ku lindin mënyrat e errëta të veprimit, jo përmes ideve dhe transparencës, por përmes intrigave, presioneve dhe lojërave pas skenës, shkruan Top24

Postimi i plotë i Arben Taravari:

Te “Shënime nga nëntoka”, Dostojevski nuk flet vetëm për një njeri të izoluar, ai zbulon mekanizmin e një mendjeje që jeton në hije, që e ushqen veten me pakënaqësi, hakmarrje dhe përplasje me çdo zë tjetër.
Në këtë kuptim, “nëntoka” mund të shihet edhe si metaforë politike, vendi ku lindin mënyrat e errëta të veprimit, jo përmes ideve dhe transparencës, por përmes intrigave, presioneve dhe lojërave pas skenës.
Mënyra si vepron Qoku dhe VLEN-i e krijon përshtypjen e një politike të tillë “nga nëntoka”, politikë ku kundërshtari nuk përballet me argument, por tentohet të delegjitimohet, ku pushteti nuk shihet si përgjegjësi publike, por si mjet për të kontrolluar hapësirën politike dhe resurset publike.
Në këtë frymë është kërkesa e deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, për kthimin e mandatit nga Halil Snopçe, i cili është më i vlerësuari për angazhimin dhe zërin e tij në Kuvend.
Në gjuhën e Dostojevskit, kjo nuk është përplasje politike, është shfaqje e “njeriut të nëntokës”, atij që nuk e ndërton veten përmes meritës dhe bindjes, por përmes luftës me tjetrin, përmes mohimit të vlerës së tjetrit dhe nevojës për ta ulur tjetrin që të ndihet më i madh vetë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close