
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demorkatik për Integrim, Arbër Ademi përmes një postimi në profilin e tij ka reagur ndaj pretendimeve të VLEN-it se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat si masë ndëshkuese parashihet shkarkimi i udhëheqësit të institucionit, megjithëse kjo nuk shkruan askund, Ademi pyet VLEN-in se si do të shkarkohen presidenti i vendit ose kryetari i komunës nëse nuk respektojnë këtë ligj të pretenduar, shkruan Top24
“Sipas VLEN-it, nëse nuk respektohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, si masë ndëshkuese parashihet shkarkimi i udhëheqësit të institucionit, megjithëse kjo nuk shkruan askund. Këtu shtrohet një pyetje legjitime: nëse ky ligj nuk respektohet nga Presidenti i shtetit ose nga kryetarët e komunave, si do të zbatohet masa e shkarkimit ndaj tyre? Cili është mekanizmi ligjor për mbajtjen e tyre përgjegjës? A ka VLEN përgjigje konkrete për këtë çështje?
Mos u bëni rezil më shumë!” shkruan Ademi.



