
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se teksti i Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin do të publikohet “diku pas së premtes”, transmeton Anadolu.
“Mendoj se shumë shpejt. Dua që ai të publikohet, sepse është një dokument shumë i fuqishëm”, tha Trump gjatë një takimi me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në margjinat e samitit të G7-tës në Evian të Francës.
“Është një dokument shumë i fuqishëm dhe dua që ai të publikohet. Prandaj, ndoshta shumë shpejt. Do të thosha diku pas së premtes”, shtoi ai.
Trump gjithashtu tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë “plotësisht e hapur” të premten.
G7-ta bashkon shtatë ekonomitë më të zhvilluara të botës, respektivisht Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në, ndërsa edhe Bashkimi Evropian (BE) është anëtar.
Ky forum shërben si platforma kryesore për anëtarët për të diskutuar dhe koordinuar përgjigjet ndaj sfidave të mëdha globale ekonomike, financiare dhe gjeopolitike.



