LajmeMaqedoniSport

HISTORIKE / Publikohet albumi unik i KF Shkëndija: E gjithë familja kuqezi bëhet bashkë për herë të parë

Klubi Futbollistik Shkëndija ka shënuar një tjetër arritje të jashtëzakonshme, kësaj radhe jashtë fushave të blerta, duke realizuar një projekt që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në historinë e klubit informon Tetovasot. Është publikuar zyrtarisht albumi ekskluziv që mbledh të gjithë strukturën dhe gjeneratat e klubit në një vend të vetëm.
​Nën logon “Krenarë për ngjyrat”, ky album përfaqëson një kopertinë të madhe të historisë moderne të klubit, ku janë të përfshira të gjitha gjeneratat e shkollës së futbollit.

​Një fotografi që vlen sa një mijë fjalë

​E veçanta e madhe e këtij projekti, që e bën atë unik në llojin e vet, është fotografia e përbashkët e realizuar mes talenteve të reja të akademisë dhe skuadrës së parë të Shkëndijës. Fëmijët që ëndërrojnë një ditë të prekin majat e futbollit kanë pasur mundësinë të rreshtohen krah për krah me yjet e klubit, duke krijuar një urë lidhëse të fuqishme mes të tashmes dhe të ardhmes kuqezi.

​Arkitektët e projektit gjigant

​Realizimi i këtij mozaiku historik ka kërkuar një punë të jashtëzakonshme organizative në prapaskenë. Meritë kryesore për koordinimin dhe jetësimin e këtij albumi u jepet Faton Zylbeharit dhe koordinatorëve të klubit, Erhan Selimi dhe Husein Kadriu, të cilët u kujdesën për çdo detaj që kjo vepër të mbetet një kujtim i përjetshëm për çdo anëtar të familjes kuqezi.Këtu përfshihen edhe prindërit që poashtu ishin një mbështetje e madhe.
​Ky album nuk është thjesht një përmbledhje fotografish, por një dëshmi e qartë e rritjes, unitetit dhe vizionit afatgjatë të KF Shkëndija , një klub që vazhdon të nderojë traditën e nisur në Tetovë që nga viti 1979.

Related Articles

Back to top button
Close
Close