
Katedralja kryesore e Ngjitjes së Virgjëreshës Mari në Lavrën Kiev-Pechersk, një nga monumentet më të rëndësishme të Ortodoksisë dhe trashëgimisë kulturore botërore, u përfshi nga flakët herët të hënën në mëngjes, pas sulmeve me raketa balistike të nisura gjatë natës nga rusët ndaj kryeqytetit ukrainas dhe Kharkiv.Zyrtarët thanë se gjithashtu u goditën disa ndërtesa banimi shumëkatëshe në Kiev.
Forcat ruse përdorën gjithsej 70 raketa dhe 611 dronë gjatë sulmeve ndaj qyteteve ukrainase.



