BotaLajme

Mediat pro-Netanyahu sulmojnë marrëveshjen SHBA-Iran, rriten tensionet me Uashingtonin

Mediat dhe komentatorët pro-qeveritarë në Izrael kanë reaguar ashpër ndaj marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke rritur kritikat ndaj administratës së presidentit amerikan Donald Trump dhe duke sinjalizuar një përkeqësim të raporteve me Uashingtonin.

Yinon Magal, një prezantues në kanalin 14 pro-Netanyahu, shkroi në rrjetet sociale se Trump “doli një humbës”, ndërsa zëvendëspresidentin JD Vance e ka fyer publikisht. Ai gjithashtu akuzoi këshilltarët amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff për ndikim nga Katari në procesin e negociatave.

CNN shkeruan se Netanyahu ka shprehur gjithashtu pakënaqësi në rrethe të mbyllura, duke fajësuar disa figura amerikane për krijimin e një përçarjeje mes Jerusalemit dhe Uashingtonit.

Komentatorë të tjerë të krahut të djathtë në mediat izraelite kanë shkuar më tej, duke e cilësuar marrëveshjen si një dobësim të politikës amerikane dhe një rrezik për sigurinë rajonale të Izraelit.

Në javët e fundit, marrëdhëniet mes dy vendeve janë bërë më të tensionuara, sidomos pas përpjekjeve të SHBA-së për të ulur armiqësitë me Iranin dhe për të shtyrë një armëpushim më të gjerë në rajon.

Related Articles

Back to top button
Close
Close