LajmeSport

Festival golash në Houston, Gjermania i shënon 7 herë debutuesve të Kurasaos dhe e nis Botërorin me tre pikë

Gjermania e ka nisur me një fitore dominuese Botërorin 2026, duke mundur me rezultatin tenistik 7-1 debutuesit e Kurasaos.

Takimi i luajtur në Houston nisi mjaft mirë për të besuarit e Nagelsmann, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 6’ me Nmechan.

“Panzerat” u shtangën për disa minuta, pasi Comenencia riktheu baraspeshën në të 21’.

Gjithsesi, “Panzerat” nuk u demoralizuan, pasi Schlotterbeck riktheu sërish avantazhin me anë të një gjuajtje me kokë, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Havertz shënoi me anë të një 11-metërshi.

Pjesa e dytë nisi ashtu siç mbaroi e para, pasi në të 47’ Musiala gjeti rrjetën.

Gjithçka u kthye në favorin e “Panzerave”, pasi në harkun kohor të 20 minutave (68’-78’-88’) shënuan me Brown, Undav dhe Havertz sërish.

Me këtë fitore, Gjermania merr vendin e parë në Grupin E me tre pikë, ndërsa Kurasao mund të gëzohet pasi në ndeshjen debutuese, arriti t’i shënonte një gol 4-herë kampionëve të Botës, pavarësisht rezultatit.

Rezultati Live:

Gjermani 7-1 Kurasao

Nmecha 6′, Schlotterbeck 38′, Havertz (P) 45+5′, 88′, Musiala 47′, Brown 68′, Undav 78′ / Comenencia 21′

Ngjarjet Kryesore:

90+5′ Mbyllet sfida me fitoren 7-1 të Gjermanisë!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

88′ Goool Gjermania 7-1/ Havertz del i vetëm përballë portierit dhe me një parabël shënon sërish. (Video)

78′ Goool Gjermania 6-1/ Kimmich pason për Undav, i cili godet dhe shënon. (Video)

68′ Goool Gjermania 5-1/ Undav jep një top për Brown, i cili me të djathtën tund rrjetën. (Video)

47′ Goool Gjermania 4-1/ Kimmich hedh një top në zonë dhe Musiala me të djathtën tund rrjetën. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+5′ Mbyllet pjesa e parë!

45+5′ Goool Gjermania 3-1/ Havertz nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (Video)

45+3′ Penallti për Gjermaninë! Nmecha pengohet në zonë dhe  gjyqtari akordon një 11-metërsh.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

38′ Goool Gjermania 2-1/ Brown hedh një krosim nga këndorja dhe Schlotterbeck godet me kokë duke kaluar sërish Gjermaninë në avantazh.

21′ Goool Kurasao 1-1/ Comenencia godet në hyrje të zonës dhe topi tundet në rrjetën e gjermanve. 

14′ Wirtz provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi shkon shumë pranë kuadratit.

6′ Goool Gjermania 1-0/ Wirtz lë një top në zonë për Nmechan, i cili me të djathtën gjen cepin e portës.

1′ Nis sfida në Houston!

Formacionet Zyrtare:

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close