LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski nga Ilindeni: Qeveria mbështet sektorin privat, sa më i suksesshëm të jetë biznesi, aq më i fortë është shteti

Sot jemi këtu për të shënuar hapjen e këtij objekti të mrekullueshëm, një investim tërësisht privat.

Qëllimi dhe detyra jonë si Qeveri është t’i mbështesim iniciativat private, veçanërisht kur ato kanë për synim ta lehtësojnë jetën, të krijojnë vlerë të shtuar dhe ta rrisin cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë. Prandaj, ne si Qeveri e mbështesim plotësisht këtë frymë sipërmarrëse.

I uroj investitorit dhe pronarit të këtij objekti, si dhe njerëzve që do t’i përdorin shërbimet e tij, sepse vërtet kërkon guxim të hysh në një investim të tillë. Për mua, njerëzit që hyjnë në investime të këtij lloji janë në thelb patriotët më të mëdhenj, të cilët krijojnë një vend pune më shumë dhe sigurojnë një pagë më shumë çdo muaj. Prandaj, ne si Qeveri gjithmonë do të jemi në anën e biznesit që përpiqet të bëjë më shumë.

Sa më i suksesshëm të jetë biznesi, aq më i suksesshëm është edhe shteti – këtë e kam thënë shumë herë, dhe sa më i suksesshëm të jetë shteti, aq më i vlefshëm bëhet biznesi. Është një rrugë , si një rrugë me dy drejtime. Kështu që, për mua është nder dhe privilegj që pronari i këtij objekti më ftoi sot për ta hapur solemnisht këtë objekt.

Falënderoj edhe kryetarin e Komunës së Ilindenit, i cili si institucion qëndroi plotësisht pas realizimit të këtij investimi, dhe, natyrisht, uroj që në periudhën që vjen të shtohen edhe shumë investime të tjera.

Related Articles

Back to top button
Close
Close