
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në profilin e tij ka përshëndetur përfundimin eprocedurave për fillimin e punimeve për autostradën Shkup-Bllacë duke theksuar se “Koha e demagogjisë shterpe ka mbaruar. Shqiptarët po jetojnë epokën e punës, projekteve dhe zhvillimit”, shkruan Top24
Autostrada Shkup – Bllacë po bëhet! 
Përfunduan të gjitha procedurat burokratike dhe u hap rruga për fillimin e punimeve në autostradën Shkup – Bllacë.
Shkupi me Prishtinën sot janë më afër se kurrë.
Koha e demagogjisë shterpe ka mbaruar. Shqiptarët po jetojnë epokën e punës, projekteve dhe zhvillimit.
Ta gëzojmë!



