LajmeRajon

Elezi: Filloi edhe numërimi i votave me postë, ai nga përfaqësitë diplomatike drejt fundit

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se tashmë ka nisur edhe procesi i numërimit të votave me postë, krahas numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, i cili po shkon drejt përfundimit.

Sipas Elezit, deri të premten në orën 21:00 janë numëruar 34 nga gjithsej 47 vendvotime në përfaqësitë diplomatike. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar edhe numërimin e fletëvotimeve të para të ardhura përmes votimit me postë nga jashtë Kosovës.

Ai bëri të ditur se fletëvotimet janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit, në mënyrë që procesi të zhvillohet sipas procedurave të parapara. Aktualisht, numërimi ka nisur me një kuti votimi, ndërsa pritet që procesi të vazhdojë edhe me kutitë e tjera në ditët në vijim.

“Derisa po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike, ku deri më tani (e premte, 12 qershor, ora 21:00) janë numëruar 34 nga 47 vendvotimet, KQZ ka filluar me numërimin e fletëvotimeve të para nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Fletëvotimet nga votimi me postë janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit.

Aktualisht procesi ka nisur me një kuti votimi”,shtoi ai.

KQZ-ja ka theksuar se procesi i numërimit po zhvillohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me rregullat zgjedhore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close