
Një tjetër lajm jashtë spektrit sportiv godet Kupën e Botës. Këtë të premte u mësua se Kanadaja i ndaloi Thomas Partey hyrjen në vend. Mesfushori i Ganës dhe Villarrealit duhet të qëndrojë në bazën e skuadrës së tij në Boston dhe nuk do të mundë të luajë në ndeshjen e 17 qershorit.
Partey ka disa çështje ligjore të hapura për shkak të akuzave për dhunë seksuale të kryer gjatë qëndrimit të tij në Londër. Për shkak të kësaj situate, autoritetet kanadeze i mohuan vizën futbollistit për të hyrë në vend. Pas kësaj ndeshjeje të parë skuadra ganeze do të kthehet në SHBA për të nisur punën për dy ndeshjet e tjera të grupit.
Një zëdhënës i FIFA konfirmoi për të përditshmen spanjolle AS qartësoi se nuk është kompetencë e saj të rregullojë proceset e emigrimit të çdo vendi dhe për këtë arsye ky organizëm nuk ka aftësi të marrë një vendim përfundimtar për vizat. Kjo varet nga vendet organizatore dhe kjo ndodh në të gjithë turnetë e organizuara nga FIFA.
Vizat për hyrjen në vend po marrin një rol protagonisti në këtë Botëror. Më përpara 500 tifozëve të Bregut të Fildishtë u ndaluan të hyjnë në SHBA ndërkohë që një gjë të tillë e përjetoi edhe një arbitër i FIFA i caktuar që të gjykonte ndeshje të kompeticionit. Këtyre iu shtohen edhe vështirësitë dhe problemet që kanë pasur edhe Irani dhe Iraku për të shkuar në bazat e tyre. Një problem serioz që u fol edhe përpara disa muajsh, por që nuk ka gjetur zgjidhje.



